Ndërlidhjet

logo-print

Lavrov: Ukraina të respektojë armëpushimin


Sergei Lavrov

Sergei Lavrov

Minisri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov u ka bërë thirrje fuqive në Evropë që t’i bëjnë presion Ukrainës për të respektuar marrëveshjen e armëpushimit në lindje të Ukrainës.

Marrëveshja e brishtë e armëpushimit në mes të forcave qeveritare ukrainase dhe rebelëve pro-rusë në lindje të Ukrainës, përsëri është vënë në pikëpyetje, teksa bombardimet nga të dyja palët kanë vrarë të paktën 9 persona.

Moska ka akuzuar Kievin për nxitje të dhunës, përderisa Kievi ka thënë se rebelët e kanë provokuar situatën.

Liderët e Ukrainës, Gjermanisë dhe Francës do të takohen të hënën në Berlin për të diskutuar për luftimet e fundit.

Presidenti ukrainas Petro Porosheko ka gjasatë takohet me zyrtarë të lartë të BE-së në Bruksel, javën e ardhshme.

Lavrov ka thënë sot se ai shpreson që Gjermania dhe Franca, si nënshkruese të marrëveshjes së arritur në Minsk “do të bëjë gjithçka” që të sigurohen se Kievi do t’i përmbahet marrëveshjes së armëpushimit.

Sipas marrëveshjes së armëpushimit, të dyja palët duhet të tërheqin nga vijat e luftës armatimet e kalibrit të madh si dhe në lindje të Ukrainës të fillojë procesi i decentralizimit.

XS
SM
MD
LG