Ndërlidhjet

Rusi: Stërvitjet e NATO-s, kërcënim


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Ligjvënësit rusë janë duke i quajtur stërvitje më të mëdha ajrore në Evropë, të cilat po kryehen nga vendet e NATO-s, më shumë si kërcënim se sa si stërvitje mbrojtëse.

Në këto stërvitje po marrin pjesë rreth 5,000 ushtarë nga 11 vendet e NATO-s, që do të fluturojnë mbi Gjermani, Bullgari dhe Rumani. Ato kanë nisur nga 15 gushti dhe do të vazhdojnë deri më 13 shtator.

Në njoftimin e 18 gushtir të ushtrisë amerikane, thuhej se këto stërvitje kanë për qëllim demonstrimin e “gadishmërisë së lartë” për të mbajtur “një siguri të lartë në Evropë”.

Por Vladimir Komoyedov, kreu i Komitetit të Mbrojtjes në Dumën ruse, ka thënë se përgjigja e Russië ndaj këtyre ushtrimeve, është se do të mbajë forcat e saj “në gadishmëri”.

Konstantin Kosachyov, kreu i Komitetit për Çështje Ndërkombëtare në Këshillin Federal, ka thënë se stërvitjet janë nxitje për përshkallëzim të luftimeve në lindje të Ukrainës.

“Këto stërvitje, të kryera nga NATO-s janë të barasvlershme me kryerjen e një operacioni për të mbuluar apo mbështetur një tjetër aventurë të Kievit”.

Ai tha se këto stërvitje, më shumë e minojnë sigurinë në Evropë se sa e rrisin atë.

XS
SM
MD
LG