Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Vritet aktorja Shaheen


Foto nga arkivi

Foto nga arkivi

Një aktore e re pashtu, në provincën Khyber Pakhtunkhwa është qëlluar për vdekje nga një sulmues i panjohur.

Policia pakistaneze është në ndjekje të vrasësve të aktores 22 vjeçare Musarrat Shaheen.

Shaheen së bashku me nënën e saj, më 19 gusht ishin në distriktin Nowshera, rreth 35 kilometra në lindje të Peshawarit, kur një sulmues i armatosur u ndal me motoçikletën e tij dhe filloi të shtinte në drejtim të tyre.

Policia tha se Shaheen ka vdekur nga plagët e marra pasi ishte qëlluar disa herë, ndërkaq nëna e saj është plagosur gjatë këtij sulmi.

Askush deri më tani nuk ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Shaheen ka aktruar në disa programe televizive të Pakistanit dhe në disa seriale vendore.

XS
SM
MD
LG