Ndërlidhjet

Carter: Turqia të bëjë më shumë kundër IS-it


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter.

Turqia duhet të bëjë më shumë për të luftuar militantët e Shtetit Islamik (IS), ka thënë Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter.

Shefi i Pentagonit ka thënë se Turqia i është bashkuar koalicionit kundër IS-it, por ajo duhet të shtojë edhe avionët e saj luftarakë në fushatën e sulmeve ajrore.

“Duhet t’iu bashkohet sulmeve ajrore dhe duhet të bëjë më shumë në kontrollin e kufirit. Ajo është vonuar, por po bën përpjekje të konsiderueshme tani”, ka thënë Carter.

Përfshrija e Turqisë në luftën kundër IS-it deri më tash ka qenë e kufizuar dhe ajo duket të jetë më e përqendruar në luftën kundër militantëve separatistë kurdë.

Carter ka thënë se IS-i vazhdon të dërgojë luftëtarë dhe furnizime në Siri përemes kufirit turk.

XS
SM
MD
LG