Ndërlidhjet

Britania dhe Irani rikthejnë raportet diplomatike


Teheran
Teheran

Britania dhe Irani do të rihapin ambasadat e tyre përkatëse, katër vjet pas mbylljes.

Sekretari i jashtëm britanik, Philip Hammond, i cili ka ndihmuar negocimin e marrëveshjes historike bërthamore midis Iranit dhe Perëndimit, do të shkojë në Iran më 23 gusht për rihapjen e ambasadës britanike.

Zyrtarët thonë se Teherani do ta rihapë ambasadën e tij në Londër në të njëjtën kohë.

Ambasada britanike në Iran është mbyllur në vitin 2011, pasi është sulmuar gjatë një demonstrate kundër sanksioneve të vendosura nga Britania.

Hammond do të jetë sekretari i parë i jashtëm britanik që do të vizitojë Iranin në më shumë se një dekadë.

Disa zyrtarë evropianë kanë udhëtuar për në Teheran qysh më 14 korrik, kur Irani ka arritur marrëveshjen bërthamore me Britaninë, Kinën, Francën, Gjermaninë, Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, Irani kufizion aktivitetin e tij bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG