Ndërlidhjet

logo-print

Kërkohen 9 vjet burg për Ismayilovën


Khadija Ismayilova

Khadija Ismayilova

Prokurori i Shtetit në Azerbajxhan ka kërkuar nëntë vjet burgim për gazetaren hulumtuese, Khadija Ismayilova.

Kërkesa vjen një ditë pasi prokurorët kanë dhënë argumentet përfundimtare në rastin kundër saj.

Ismayliova, kontribuese në Radion Evropa e Lirë, e cila ka raportuar për korrupsionin në Qeverinë e Azerbajxhanit, është përballur me akuzat për përvetësim, evazion fiskal dhe keqpërdorim të pushtetit.

Ismayliova thotë se akuzat kundër saj janë të motivuara politikisht.

Ajo raportohet se ka qeshur kur ka dëgjuar kërkesën e prokurorit.

Gjykimi do të vazhdojë me 26 gusht.

Arrestimi i Ismayilovës është dënuar nga grupet e të drejtave të njeriut dhe qeveritë perëndimore.

XS
SM
MD
LG