Ndërlidhjet

Britania e ka rihapur Ambasadën në Iran


Philip Hammond
Philip Hammond

Sekretari i jashtëm, Philip Hammond, e ka rihapur Ambasadën e Britanisë në Teheran të Iranit, katër vjet pasi protestuesit iranianë e kishin shkatërruar ndërtesën, duke e detyruat të mbyllet.

Në një hap historik të shkrirjes së raporteve ndërmjet Iranit dhe fuqive perëndimore, zoti Hammond sot e ka shpallur të hapur Ambasadën britanike dhe e ka ngritur flamurin në kopshtin e rezidencës nga shekulli i 19-të, në zemër të kryeqytetit, Teheran.

Zoti Hammond, para se të arrinte në Teheran, nëpërmjet një kumtese, ka theksuar se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë “përmirësuar prej 2011” dhe ka shtuar se Irani, po ashtu, sot planifikon rihapjen e Ambasadës së vet në Londër.

XS
SM
MD
LG