Ndërlidhjet

Hungari: Diskutime për sigurimin e kufirit nga ushtria


Përpjekje për kalim të murit me tela gjemborë, derisa policia hungareze gjendet në afërsi
Përpjekje për kalim të murit me tela gjemborë, derisa policia hungareze gjendet në afërsi

Qeveria e Hungarisë ka disktuar se si ushtria mund të përdoret për të ndihmuar në sigurimin e kufijve jugor, ku një valë e madhe e migrantëve po hynë në Bashkimin Evropian, ka thënë sot zëdhënësi, Zoltan Kovacs.

“Qeveria dhe këshilli i sigurisë kombëtare kanë diskutuar për çështjen se si armata mund të përdoret për të ndihmuar në mbrojtjen e kufirit të Hungarisë dhe të Bashkimit Evropian”, tha Zoltan Kovacs.

Sipas tij, vendimi eventual për shfrytëzimin e ushtrisë duhet të miratohet në parlament.

Gjatë ditës së djeshme imigrantët, shumica prej tyre nga Siria, kanë hyrë në Hungari nëpër kufirun jugor, duke kaluar nëpër vrimat e murit me tela gjemborë, ndërtimi i të cilit nuk ka përfunduar ende.

XS
SM
MD
LG