Ndërlidhjet

logo-print

Tragjedia në Austri, nesër numri i saktë i viktimave


Austri

Austri

Njëzet deri në 50 trupa pa jetë të migrantëve janë gjetur në një kamion të braktisur në një autostradë pranë kufirit të Austrisë me Hungarinë.

Policia austriake ka thënë se do të dalë të premten paradite me numrin e saktë të viktimave.

Policia ka thënë se nuk e di nëse ka gra dhe fëmijë në mesin e të vdekurve apo shkakun e vdekjes.

Policia hungareze është duke bashkëpunuar me policinë austriake në hetime.

Kamioni me viktima mban logon e një kompanie sllovake të pulave Hyza.

Kjo e fundit ka thënë përmes një deklarate se automjeti nuk i përket më firmës, porse pronarët e rinj nuk e kanë hequr logon.

Dhjetëra-mijëra migrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika po bëjnë përpjekje të arrijnë Evropën.

Kancelari austrial, Werner Faymann, ka thënë se tragjedia tregon edhe një herë “se sa e domosdoshme është të shpëtohen jetë, duke luftuar kriminelët dhe trafikantët”.

XS
SM
MD
LG