Ndërlidhjet

logo-print

Hollande, Merkel dhe Putin e mbështesin planin e paqes për Ukrainë


Vladimir Putin, Angela Merkel dhe Francois Hollande, gjatë një takimi të mëparshëm

Vladimir Putin, Angela Merkel dhe Francois Hollande, gjatë një takimi të mëparshëm

Presidenca e Francës thotë se Franca, Gjermania dhe Rusia, i mbështesin planet për armëpushim komplet në pjesën lindore të Ukrainës, prej javës së ardhshme.

Më 26 gusht, përfaqësuesit e qeverisë së Ukrainës dhe separatistët e mbështetur nga Rusia, janë pajtuar të përpiqen për përfundimin e të gjitha shkeljeve të armëpushimit nga 1 shtatori, ditë kur fillon viti i ri shkollor.

Pasi liderët e Francës, Gjermnanisë dhe Rusisë, folën me telefon gjatë ditës së sotme, Zyra e presidentit francez tha se “ata fuqishëm e mbështetën thirrjen për armëpushim komplet prej 1 shtatorit”.

Mëtutje, theksohet se Hollande është pajtuar me kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe presidentin rus, Vladimir Putin, se do të ishte e dobishme mbajtja e një samiti me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, “gjatë javëve të ardhshme”.

Prej prillit të vitit 2014, nga luftimet ndërmjet forcave të qeverisë së Ukrainës dhe kryengritësve të mbështetur nga Rusia, në pjesën lindore të Ukrainës, janë vrarë afro 6,800 vetë.

Një armëpushim i arritur në Minsk të Bjellorusisë në muajin shkurt, është shkelur vazhdimisht.

XS
SM
MD
LG