Ndërlidhjet

Hungari: Migrantët lejohen të shkojnë në Austri dhe Gjermani


Pamje e migrantëve që flejnë jashtë stacionit hekurudhor në Budapest

Pamje e migrantëve që flejnë jashtë stacionit hekurudhor në Budapest

Qindra migrantë të vendosur në kampe të improvizuara në stacionet e trenave në kryeqytetin Budapest të Hungarisë, sot janë lejuar që me trena të nisen për Austri dhe Gjermani, ka njoftuar një korrespondent i AFP-së nga vendi i ngjarjes.

Policia e Hungarisë më parë nuk kishte lejuar që më tepër se 2 mijë migrantë të largoheshin nga stacionet, për shkak se nuk kishin dokumente legale.

Por, sot atje nuk ka pasur forca të sigurisë, derisa refugjatët, shumica nga Siria, kanë hipur në trena për në Vjenë, Munih apo Berlin.

Ka pasur skena konfuze derisa punonjësit e hekurudhës fillimisht kishin refuzuar lejminin e nisjes së një treni, duke thënë se ishte i ngarkuar tejmase dhe se disa udhëtarë nuk kishin bileta të vlefshme.

Por, treni përfundimisht u nis me vonesë 20 minutëshe, raporton AFP.

XS
SM
MD
LG