Ndërlidhjet

Qindra migrantë arrijnë në Austri


Vjenë, Austri

Vjenë, Austri

Qindra migrantë kanë arritur me tren në Vjenë të Austrisë, pasi janë mbajtur për disa orë në kufirin hungarez.

Shumica e tyre menjëherë kanë marrë trenat për Gjermani.

Autoritetet austriake kanë ndërmarrë kontrolle shtesë për automjetet rrugore që hyjnë nga Hungaria, pasi 71 njerëz janë gjetur të vdekur në një kamion në Austri, të enjten e kaluar.

Numri i migrantëve që kanë hyrë në Evropë, ka arritur nivele rekorde – 107,500 vetëm në muajin korrik.

Shumica e tyre ikin nga lufta dhe vështirësitë ekonomike në Lindjen e Mesme, Azi dhe Afrikë.

Të hënën, mijëra njerëz kanë protestuar në Austri, duke kërkuar të drejta më të mira për migrantët.

XS
SM
MD
LG