Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: “Shqetësim i thellë” me dënimin e gazetares Ismayilova


Mark Toner

Mark Toner

Shtetet e Bashkuara janë shprehur “thellë të shqetësuara” për dënimin ndaj gazetares në Azerbajxhan, Khadija Ismayilova, duke e vlerësuar këtë rast “si një tjetër shembull të kufizimeve të gjëra në rritje në të drejtat e njeriut në Azerbajxhan, përfshirë kufizimet në lirinë e shtypit”.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Mark Toner, “ka kërkuar nga qeveria e Azerbajxhanit që ta liroj zonjushën Ismayilova dhe të tjerët, të burgosur për shkak të ushtrimit të lirive të tyre fundamentale”.

Mëtutje, zoti Toner është shprehur:

“Ne theksojmë se gjykata ka refuzuar t’i rishqyrtoj provat dhe dëshminë nga ish-punëdhënësi, Radio Evropa e Lirë/Radio Liria, që kishte të bënte direkt me rastin e saj dhe akuzat, veçanërisht ato për krime financiare”, tha Mark Toner, mbrëmë vonë në Uashington.

XS
SM
MD
LG