Ndërlidhjet

logo-print

26 persona të vrarë nga Boko Haram


Rebelë të Boko Haram

Rebelë të Boko Haram

Dëshmitarët thonë se 26 persona janë vrarë në verilindje të Bornos nga sulmuesit që besohet të jenë rebelë nga grupi ekstremist Boko Haram, raporton agjencia e lajmeve Associated Press.

Ali Abdulqasim tha se fshati i tij Kolori dhe fshati fqinj Baana-imam janë sulmuar mbrëmë vonë.

Abdulqasim tha sot se i shpëtoi sulmit duke u fsheur, dhe se kishte parë sulmuesit mbi kuaj teksa gjuanin me armë në drejtim të fshatarëve.

Edhe Abbas Gava, zëdhënës i një grupi civil të mbrojtjes tha se 26 persona kanë vdekur nga sulmi.

Ngritja e Boko Haram-it, në gjashtë vjetët e fundit ka shkaktuar vdekjen e rreth 20 mijë personave.

XS
SM
MD
LG