Ndërlidhjet

Vazhdon “gjuetia” për militantin e Taxhikistanit


Foto nga arkivi.

Foto nga arkivi.


Forcat taxhike janë duke vazhduar kërkimin e tyre për gjetjen e ish zëvendësministrit Abukhalim Nazarzoda dhe përcjellësve të tij, tre ditë pas përplasjeve, në dhe përreth Dushnabes, ku 26 perona humbën jetën, përfshirë nëntë policë dhe 17 militantë.

“Gjuetia” për ish zëvendësministrin e mbrojtjes Abukhalim Nazarzoda, është përqendruar kryesisht në zonat malor përreth Romit Gorge, 150 kilometra larg kryeqytetit Dushnabe.

Presidenti Emomali Rahmon ka thënë se sulmi është kryer nga persona të cilët ndajnë të njëjta bindje me xhihadistët e Shtetit Islamik.

Abukhalim Nazarzoda është ish anëtarë i Opozitës së Bashkuar Taxhike, një aleancë e forcave demokratike, nacionaliste dhe islamistë, të cilat luftuan për rrëzimin e qeverisë, gjatë luftës civile në këtë vend më 1990.

XS
SM
MD
LG