Ndërlidhjet

Pakistani përdor dron për të sulmuar militantët


Foto ilustruese.
Foto ilustruese.

Ushtria e Pakistanit ka thënë se për herë të parë ka përdorur një dron, prodhim vendor, për të sulmuar militantët në pjesën veriperëndimore, duke vrarë tre nga ta.

Zëdhënësi i ushtrisë, Asim Bajwa ka shkruar në Twitter se “përdorimi i parë sot i Dronit Burraq, i bërë nga Pakistani, ka goditur kompleksin e terroristëve në Luginën Shawal, duke vrarë tre militantë të profilit të lartë” .

Pakistani për herë të parë ka ndërmarrë në qershor të viti të kaluar, një ofensivë kundër talibanëve pakistanezë dhe aleatëve të tyre në Vaziristanin Verior.

Rajoni është i mbyllur për gazetarët dhe është e pamundur të bëhet verifikimi i pavarur i deklaratave të zyrtarëve ushtarak.

XS
SM
MD
LG