Ndërlidhjet

Haradinaj jep dorëheqje nga Komisioni për Politikë të Jashtme


Ramush Haradinaj, foto arkivi
Ramush Haradinaj, foto arkivi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, njëkohësisht edhe anëtar i Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, sot ka dhënë dorëheqje nga ky komision.

Në një komunikatë të shpërndarë nga AAK-ja, Haradinaj citohet të ketë arsyetuar dorëheqjen e tij me “shndërrimin e këtij Komisioni në një instrument politik” të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, dhe zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi.

“Meqenëse në disa raste, ky komision ka paraqitur edhe raporte apo dokumente të korruptuara, siç është edhe raporti i Komisionit Shtetëror për Demarkacion, unë nuk e shoh veten pjesë të këtij instrumenti dhe lojërave politike që po provohen të kryhen përmes tij”, citohet të ketë thënë Haradinaj.

XS
SM
MD
LG