Ndërlidhjet

600 nxënëse dyshohet se janë helmuar në Afganistan


Afganistan
Afganistan

Policia në Afganistan ka thënë se po heton helmimin e dyshuar të qindra nxënëseve në provincën Herat.

Rreth 600 nxënëse nga shkolla të ndryshme janë dërguar në spital në dy javët e fundit, pasi janë ankuar për vjellje dhe zënie të frymës.

Nuk është e qartë se çfarë i ka shkaktuar simptomat, edhe pse autoritetet besojnë se vajzat mund të kenë thithur gaz toksik.

Asnjë grup nuk ka thënë se qëndron prapa incidenteve.

Talibanët janë fajësuar për disa helmime të dyshuara në shkollat e vajzave në vitin 2012.

XS
SM
MD
LG