Ndërlidhjet

Presidentja Jahjaga takon ish presidenten finlandeze


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe ish presidentja e Finlandës, Tarja Halonen.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe ish presidentja e Finlandës, Tarja Halonen.

Presidentja e Republikës së Kosovës,Atifete Jahjaga, ka pritur sot në takim ish-presidenten e Finlandës, Tarja Halonen, me të cilën zhvilloi një bisedë.

Në një njoftim të zyrës për media të Presidentës thuhet se “presidentja Jahjaga dhe ish presidentja Halonen biseduan për zhvillimet aktuale në Kosovë, perspektivën evropiane të saj dhe të rajonit, për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, çështje të të drejtave të njeriut me theks të posaçëm në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.”

Presidentja Jahjaga ka vlerësuar partneritetin dhe marrëdhëniet që Kosova ka me Finlandën “duke theksuar se Kosova është një rrëfim i përbashkët i suksesit të popullit të Kosovës, institucioneve të saj dhe të bashkësisë ndërkombëtare.” thuhet me tej në komunikatë.

Në takim është biseduar edhe për për dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Presidentja Jahjaga ka theksuar rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve të arritura me Serbinë “dhe angazhimin e mëtutjeshëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve”, vazhdon më tutje komunikata.

Ndërkaq ish-presidentja e Finlandës,Tarja Halonen vlerësoi të arriturat në Kosovë dhe theksoi se “Finlanda është një ndër vendet mike që do të mbështesin stabilitetin, rendin dhe ligjin si dhe perspektiven evropiane të Kosovës.” përfundon komunikata e lëshuar nga zyra për media, e presidentes së Kosovës.

XS
SM
MD
LG