Ndërlidhjet

Rusia konfirmon praninë e ekspertëve ushtarakë në Siri


Zëdhënësja e ministrisë se jashtme të Rusisë, Maria Zakharova.

Zëdhënësja e ministrisë se jashtme të Rusisë, Maria Zakharova.

Ministria e Jashtme e Rusisë ka konfirmuar se ekspertë ushtarakë rus, kanë qenë të pranishëm në Siri.

Zëdhënësja e ministrisë, Maria Zakharova ka thënë se ekspertët ushtarakë kanë ndihmuar për dërgesat e armatimit rus, të cilat i ka dërguar në Siri, për të luftuar terrorizmin.

Ajo ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i kanë kërkuar Greqisë dhe Bullgarisë, t’i mbyllin hapësirat e tyre ajrore, për fluturimet ruse drejt Sirisë.

Komentet vijnë disa ditë pasi Washingtoni ka ngritur “shqetësimet nga raportet se Rusia mund të ketë zbarkuar trupa dhe mjete shtesë luftarake në Siri.”

XS
SM
MD
LG