Ndërlidhjet

Princi jordanez garon për president të FIFA-s


Princi Ali Bin Al Hussein
Princi Ali Bin Al Hussein

Princi i Jordanisë, Ali Bin Al Hussein, ka shpallur sërish kandidaturën për president të Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), katër muaj pasi është mposhtur nga Sepp Blatter.

“Kam vendosur të kandidoj për president të FIFA-s për të dytën herë”, ka thënë princi Ali.

Zgjedhjet e parakohshme në FIFA do të mbahen më 26 shkurt.

Ato janë shpallur pasi presidenti aktual, Sepp Blatter, ka dhënë dorëheqje, si pasojë e një afere të madhe me korrupsion dhe mitmarrje.

Kundërkandidatë të princit Ali janë kryetari i Federatës Evropiane të Futbollit, Michel Platini, dhe ish-nënpresidenti i Koresë së Jugut, Chung Mong-joon.

XS
SM
MD
LG