Ndërlidhjet

Lufta kundër IS-it mund të zgjasë “me vite”


Ministrja e Jashtme e Australisë, Julie Bishop.

Ministrja e Jashtme e Australisë, Julie Bishop.

Roli i Australisë në luftën kundër grupit militant të Shtetit Islamik (IS) në Lindjen e Mesme mund të zgjasë “me vite”, ka thënë ministrja e Jashtme e Australisë, Julie Bishop.

Deklarata vjen pasi Qeveria australiane ka thënë se avionët e saj luftarakë do të marrin pjesë në misionin kundër Shtetit Islamik në Siri.

Më herët, avionët e saj kanë marrë pjesë vetëm në misionin në Irak, në kuadër të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Australia po ashtu ka dërguar ushtarë për të trajnuar dhe këshilluar ushtrinë irakiane.

Bishop u ka thënë mediave lokale se Australia është e angazhuar për shkatërrimin e grupit militant.

XS
SM
MD
LG