Ndërlidhjet

Jerusalem: Përleshje në kompleksin e xhamisë Al-Aksa


Pamje e brendshme e xhamisë Al-Aksa në Jerusalem
Pamje e brendshme e xhamisë Al-Aksa në Jerusalem

Në kompleksin e xhamisë Al Aksa në Jerusalem sot kanë shpërthyer përleshje.

Policia izraelite tha se brenda xhamisë gjatë natës ishin barrikaduar protestuesit, me qëllim që të pengohej vizita e izraelitëve para festimeve të Vitit të Ri Hebraik, që shënohet sot.

Dëshmitarët palestinezë thanë se policia kishte hyrë në xhami.

Më vonë, përleshjet kanë vazhduar jashtë kompleksit të xhamisë, me ç’rast policia ka hedhur gaz lotsjellës dhe granata trullosëse.

Tensionet janë shtuar pasi ministri i mbrojtjes i Izraelit, Moshe Yaalon, i kishte ndaluar dy grupe myslimane që të hynin në kompleksin e xhamisë, meqë ata ishin konfrontuar me vizitorët hebrenjë.

Izraelitët nuk lejohen të luten ose të paraqesin simbole kombëtare në këtë kompleks, për t’i evituar tensionet me besimtarët myslimanë.

Xhamia Al-Aksa, pjesë e kompleksit që është i shenjtë për hebrenjtë dhe myslimanët, është vendi i tretë më i shenjtë për myslimanët, pas Mekës dhe Medinës në Arabinë Saudite.

XS
SM
MD
LG