Ndërlidhjet

Thaçi takoi komandantin e ri të KFOR-it


Prishtinë, 14 shtator 2015.
Prishtinë, 14 shtator 2015.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në një takim njoftues komandantin e ri të KFOR-it, gjeneral-majorin Guglielmo Luigi Miglietta, i cili ka marrë postin në muajin gusht.

Siç thuhet në një njoftim të Ministrisë së Jashtme, Thaçi e ka njofuar komandantin Miglietta për të arriturat në vend.

“Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyera me fqinjët dhe ka nisur procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, që i kontribuon paqes dhe stabilitetit në rajon”, ka thënë Thaçi.

Dy zyrtarët kanë diskutuar edhe për mundësitë që vala e refugjatëve të prekë Kosovën, për çështjen e pjesëmarrjes së qytetarëve kosovarë në luftërat e huaja dhe për protestat e paralajmëruara të opozitës në Kosovë.

Të dy ata janë shprehur në favor të vazhdimit të bashkëpunimit midis institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it.

XS
SM
MD
LG