Ndërlidhjet

BE vazhdon sanksionet ndaj Rusisë


©Shutterstock
©Shutterstock

Bashkimi Evropian ka zgjatur për gjashtë muaj ndalesën e vizave dhe ngrirjen e aseteve për disa bashkëpunëtorë të ngushtë të presidentit rus, Vladimir Putin, dhe persona të tjerë të përfshirë në aneksimin e Krimesë nga Rusia dhe në kryengritjen pro-ruse në lindje të Ukrainës.

BE ka thënë se “vlerësimi i gjendjes nuk e justifikon ndryshimin e regjimit të sanksioneve” ndaj 149 personave dhe 37 subjekteve.

Blloku evropian i ka koordinuar sanksionet e tij në bashkëpunim të afërt me Uashingtonin.

Zgjatja vjen derisa trazirat në lindje të Ukrainës vazhdojnë, pavarësisht marrëveshjes për armëpushim midis forcave qeveritare dhe rebelëve pro-rusë.

Kievi dhe Perëndimi akuzojnë Rusinë për mbështetje të separatistëve me armë dhe ushtarë.

Moska i hedh poshtë këto akuza.

XS
SM
MD
LG