Ndërlidhjet

OKB shpërblen një mësuese afgane


Aqeela Asifi.
Aqeela Asifi.

Një refugjate afgane, e cila i ka kushtuar jetën edukimit të vajzave refugjate në Pakistan, ka fituar një çmim të posaçëm nga Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara (UNHCR).

Aqeela Asifi, 49 vjeçe, është larguar nga Kabuli me familjen e saj në vitin 1992, dhe ka përfunduar në një zonë të largët të provicës Punxhab në Pakistan, ku shumica e vajzave nuk kanë të drejtë në arsim.

Me pak burime, ajo ka ngritur klasën në një tendë, duke sfiduar seksizmin kulturor.

“Numri i vajzave që ndjekin shkollën time tani është 1,055”, ka thënë Asifi.

Çmimi Nansen për Refugjatët është fituar edhe nga Eleanor Roosvelt dhe Luciano Pavarotti.

Fituesi merr 100,000 dollarë për financim të projekteve.

XS
SM
MD
LG