Ndërlidhjet

Një aktivist tatar dënohet me burg


Rafis Kashapov.
Rafis Kashapov.

Një gjykatë në Tatarstan ka dënuar kryetarin e Qendrës Publike Tatare, me tri vjet heqje lirie.

Gjykata e Qytetit e ka shpallë fajtor Rafis Kashapov, me akuzën se ka bërë thirrje për separatizëm dhe nxitje të urrejtjes etnike.

Ai është dënuar në ditën e njëjtë.

Kashapov ka postuar në rrjetet sociale, vitin e kaluar, disa artikuj ku kritikonte aneksimin e pjesës së Krimesë, të banuar me tatarë.

Ai është arrestuar më 28 dhjetor, derisa po kthehej nga Turqia.

Kashapv ishte deklaruar i pafajshëm, duke e quajtur burgosjen e tij, si të motivuar politikisht.

XS
SM
MD
LG