Ndërlidhjet

Merkel kërkon samit të jashtëzakonshëm të BE-së, për migrantët


 Angela Merkel.
Angela Merkel.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka bërë thirrje për një samit të jashtëzakonshëm të vendeve të BE-së, duke kërkuar unitet.

Kjo vjen pas një reagimi të ashpër, të njërit nga ministrat e saj, se ato vende të të cilat nuk pranojnë numrin e migrantëve të cilët u takojnë do të ballafaqohen me dënime financiare.

Propozimi i bërë nga ministri i brendshëm gjermanë, Thomas de Maiziere është refuzuar nga Çekia dhe Sllovakia, të cilat janë në mesin e vendeve të BE-së, që refuzojnë të planin për ndarje të numrit të migrantëve.

“ Mendoj se duhet të themelojmë sërish shpirtin Evropian... Nuk mendojë se kërcënimet janë mënyra e duhur për të arritur marrëveshjen,” ka thënë ajo gjatë një konference të përbashkët me kancelarin e Austrisë, Werner Faymann.

XS
SM
MD
LG