Ndërlidhjet

Irak: U liruan dy turqit e rrëmbyer


Punishtja në lëagjen Sadr City në Bagdad ku janë rrëmbyer shtetasit turq

Punishtja në lëagjen Sadr City në Bagdad ku janë rrëmbyer shtetasit turq

Policia në Irak thotë se dy prej 18 punëtorëve turq, që janë rrëmbyer në kryeqytetin Bagdad, në fillim të këtij muaji, janë liruar në provincën Basra.

Një zëdhënës i policisë në qytetin Basra tha se këta dy persona, sot në mëngjes, i ishin paraqitur një patrulle të policisë në këtë qytet.

U tha se këta dy vetë ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Grupi prej 18 shtetasve të Turqisë është rrëmbyer më 2 shtator, në një punishte ndërtimore në lagjen Sadr City në Bagdad, që është e banuar me popullatë shumicë myslimane shiite.

Javën e kaluar,në një video të një grupi militant më parë të panjohur, janë paraqitur personat e rrëmbyer dhe kërkohej që Turqia, ta ndalë rrjedhën e militantëve në Irak dhe ta ndalë atë që përshkruhej si “rrethim” i qyteteve të Sirisë.

XS
SM
MD
LG