Ndërlidhjet

Rreth 2,400 rusë luftojnë me IS-in


Irak
Irak

Zyrtarët në Moskë kanë bërë të ditur se rreth 2,400 shtetas rusë janë duke luftuar përkrah militantëve të Shtetit Islamik (IS).

Zëvendësdrejtori i parë i Sigurisë Federale, Sergei Smirnov, ka thënë po ashtu se, në total, rreth 3,000 shtetas nga Azia Qendrore i janë bashkuar grupit ekstremist.

Smirnov ka thënë se problemi i migrantëve që ikin nga Lindja e Mesme për në Evropë, ka gjasa të rritet dhe të paraqesë “kërcënim të madh” për Rusinë.

Ai po ashtu ka thënë se “disa vende bëjnë përpjekje të shmangin bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit”.

“Ka një bashkëpunim, por jo në nivel të duhur, sidomos me Shtetet e Bashkuara", ka thënë Smirnov.

XS
SM
MD
LG