Ndërlidhjet

logo-print

42 të vrarë gjatë një sulmi në Pakistan


Peshauar, Pakistan.

Peshauar, Pakistan.

Të paktën 29 persona janë vrarë sot në një xhami brenda një baze ajrore në Pakistan, kur militantët talibanë sulmuan një bazë të forcës ajrore në provincën Peshauar.

Lajmi është konfirmuar nga zyrtarë të ushtrisë pakistaneze.

Bëhet e ditur se poashtu edhe 13 militantë talibanë janë vrarë nga forcat e sigurisë pakistaneze.

Sulmi në bazën ajrore Badaber është sulmi më vdekjeprurës, nga ana e talibanëve në Pakistan.

Ushtria ka konfirmuar se sulmuesit talibanë kanë hyrë brenda në xhami duke vrarë të gjithë ata që po kryenin ritet fetare.

Talibanët pakistanezë kanë marrë përgjegjësinë.

XS
SM
MD
LG