Ndërlidhjet

Siri: Militantët i ekzekutuan 56 ushtarë


Pjesëtarët e maskuar të Frontit Nusra i kontrollojnë banorët në provincën Idlib derisa ata largohen nga ky rajon
Pjesëtarët e maskuar të Frontit Nusra i kontrollojnë banorët në provincën Idlib derisa ata largohen nga ky rajon

Raportohet se kryengritësit islamikë i kanë vrarë 56 ushtarë të Sirisë me ekzekutim masiv, në një bazë ajrore që e kanë okupuar, thotë Observatori Sirian për të drejtat e njeriut, me seli në Londër.

Mëtutje, duke cituar burime në terren, ky observator ka njoftuar sot se kjo vrasje masive në bazën ajrore Abu al-Duhur, ka ndodhur para pak ditësh.

Kjo bazë ajrore, që gjendet në provincën Idlib, ishte okupuar nga grupet militante, përfshirë Frontin Nusra, i ndërlidhur me al-Kaidën, më 9 shtator.

“Ne këtë e konfirmuar mbrëmë, me anë të njerëzve që ishin dëshmitarë dhe disa fotografi, që na kanë arritur, pra ky ekzekutim ka ndodhur”, tha Rambi Abdulrahman, drejtor i Observatori sirian për të drejtat e njeriut.

XS
SM
MD
LG