Ndërlidhjet

Greqi: Mbyllen vendvotimet në zgjedhjet parlamentare


Liderët e dy partive kryesore në Greqi: Alexis Tsipras (Syriza, majtas) dhe Vangelis Meimarakis (Demokracia e Re)

Liderët e dy partive kryesore në Greqi: Alexis Tsipras (Syriza, majtas) dhe Vangelis Meimarakis (Demokracia e Re)

Në Greqi janë mbyllur vendvotimet në zgjedhjet parlamentare, që ishin të tretat këtë vit.

Partia e krahut të majtë, Syriza, e udhëhequr nga ish-kryeministri grek, Alexis Tsipras, duket se kryeson me një diferencë minimale në krahasim me rivalin e saj kryesor, partinë konservatore, Demokracia e Re, thonë anketat e para me zgjedhës menjëherë pas votimeve.

Një hulumtim i tillë (exit poll) i kombinuar prej pesë stacioneve televizive, thotë se Syriza mund të fitoj prej 30 e deri në 34.5% të votave, ndërsa Demokracia e Re është në kuotën prej 30 e deri në 32.5%.

Megjithatë gara duket se është shumë e ngushtë, kështu që asgjë nuk është e sigurt.

Nëse këto parashikime dalin të jenë reale, atëherë do të duhet të formohet një koalicion për formimin e qeverisë, raporton agjencia Reuters nga Athina.

XS
SM
MD
LG