Ndërlidhjet

Syriza fiton zgjedhjet në Greqi


Alexis Tsipras me përkrahësit e partisë Syriza.
Alexis Tsipras me përkrahësit e partisë Syriza.

Partia majtiste greke, Syriza ka fituar zgjedhjet parlamentare, me 35.47%. Ministra e brendshme ka shpallur rezultatet preliminare.

Sipas rezultateve zyrtare, Syriza do të ketë 145 vende në parlament.

Partia konservative, Demokracia e Re, që është partia e dytë në vend, me 28% të votave, do t’i takojnë 75 ulëse në parlament.

Edhe partitë tjera do të kenë përfaqësuese e tyre, në parlamentin grek, i cili ka 300 ulëse për deputetë.

Dalja në zgjedhje ka qenë 55%, e cila krahasuar me zgjedhjet e kaluara konsiderohet të jetë e ulët.

Kjo është hera e tretë, që grekët dalin në votime brenda një viti.

Partia fituese Syriza, e udhëhequr nga ish kryeministri Alexis Tsipras, ka thënë se do formojë koalicioni me partinë e djathtë, Grekët e Pavarur, të cilin e kishte edhe më herët partnerë të koalicionit.

XS
SM
MD
LG