Ndërlidhjet

SHBA: Ndihmë prej 25 milionë dollarësh për Kosovën


Pamje nga Prishtina
Pamje nga Prishtina

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, dhe drejtori i Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Kosovë, James Hope, sot e kanë nënshkruar një marrëveshje për një ndihmë për objektivat zhvillimore ndërmjet dy vendeve.

Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, parashihet një ndihmë amerikane në vlerë prej 25 milionë dollarësh, për mbështetjen e aktiviteteve të USAID-it në Kosovë, të orientuara në tri fusha: sundimi i ligjit dhe qeverisjes, aktivitetet për rritjen e investimeve dhe punësimin në sektorin privat dhe programet për përmirësimin e kapitalit njerëzor në Kosovë, ka njoftuar faqja në Internet e presidencës së Kosovës.

Zonja Jahjaga e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme mbështetjen e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, nëpërmjet USAID-it, si një dëshmi për përkrahjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për zhvillimin e Kosovës në sektorin e sundimit të ligjit dhe ekonomisë.

XS
SM
MD
LG