Ndërlidhjet

Kroaci, Serbi: Kamionët e bllokojnë kufirin


Pamje e kamionëve në kufirin ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë
Pamje e kamionëve në kufirin ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë

Shoferët e kamionëve, të zemëruar me pritjet e gjata në kufirin e Kroacisë me Serbinë, mbrëmë vonë e kanë bllokuar trafikun në autostradën më të madhe ndërmjet dy vendeve.

Televizioni shtetëror i Serbisë, RTS, ka paraqitur pamje të bllokadës në autostradën kryesore Zagreb - Beograd, pak orë pasi autoritetet e Kroacisë, pjesërisht e kishin tërhequr ndalesën e qarkullimit të të gjithë kamionëve transportues, të imponuar pardje.

Shoferët e frustruar i kanë parkuar makinat në të ashtuquajturën “tokën e askujt”, duke e ndalur gjithë trafikun.

Kjo bllokadë u bë në periudhën kur të dy vendet janë të ballafaquara me fluksin e madh të imigrantëve nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia, që udhëtojnë për në shtetet perëndimore të Evropës.

XS
SM
MD
LG