Ndërlidhjet

Policia parandalon një sulm të mundshëm ndaj kryeministrit Mustafa


Isa Mustafa, pas sulmit me vezë në Kuvend
Isa Mustafa, pas sulmit me vezë në Kuvend

Policia e Kosovës ka parandaluar një sulm ndaj eskortës së kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.

"Njësia policore e Mbrojtjes së Afërt ka vërejtur dy persona të cilët kanë tentuar të ndalojnë/sulmojnë eskortën e kryeministrit e cila ka qenë në lëvizje", thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Njësitë policore, vijon komunikata, kanë intervenuar menjëherë dhe kanë parandaluar veprimin e personave të dyshua,r të cilët gjatë ikjes kanë lënë prapa tri qese të letrës.

Brenda tyre thuhet të jenë gjetur mjete të forta, copëza metali, të cilat shërbejnë për shpuarjen e gomave, si dhe një telefon celular.

Ky sulm i mundshëm ndaj veturës së kryeministrit ndodhë një ditë pasi që Mustafa ishte sulmuar me vezë në foltoren e Kuvendit të Kosovës nga deputetë të opozitës, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Që nga nënshkrimi i marrëveshjes me Beogradin për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, eskorta e kryeministrit Mustafa është sulmuar në disa raste me vezë nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Por, për ngjarjen e sotme, deri më tash, nuk ka reaguar asnjë nga subjektet politike.

XS
SM
MD
LG