Ndërlidhjet

logo-print

Jep dorëheqje shefi ekzekutiv i Volkswagen-it


Ilustrim

Ilustrim

Shefi ekzekutiv i Volkswagen-it, Martin Winterkorn, ka dhënë dorëheqje pasi është zbuluar se kompania e makinave ka bërë manipulime për të kaluar testet amerikane për gazrat emetuese.

Winterkorn ka thënë se është “i tronditur” nga ngjarjet e fundit dhe se firma ka nevojë për një “fillim të ri”.

Ai ka thënë se nuk ka qenë në dijeni për ndonjë keqbërje, porse vepron në interes të kompanisë.

Volkswagen ka thënë tashmë se ka ndarë 6.5 miliardë euro për të mbuluar shpenzimet e skandalit.

Prodhuesi më i madh i makinave në botë ka pranuar javën e kaluar se ka mashrtuar rregullatorët amerikanë për gazrat shkarkues, duke instaluar një pajisje që jep rezultate më pozitive.

Kompania ka thënë më vonë se mbi 11 milionë automjete kanë qenë të përfshira në këtë mashtrim.

XS
SM
MD
LG