Ndërlidhjet

logo-print

15 të vdekur në Jemen


Foto ilustruese.

Foto ilustruese.

Një bombë e cila ka shpërthyer sot, në kryeqytetin Saana, në Jemen, ka lënë të vdekur së paku 15 persona,raporton BBC.

Dy shpërthime kanë ndodhu xhaminë, al-Balili, gjatë faljes së namazit të Kurban Bajramit.

Këto sulme vinë pas kthimit të presidentit të Jemenit Abdrabbuh Mansour Hadi, dy ditë më parë, në qytetin Aden.

Ai kishte qëndruar në ekzil që nga marsi, kur rebelët Huthi kishin marrë kryeqytetin.

Koalicioni i cili udhëhiqet nga Arabia Saudite, ka arritur t'i largojë rebelët Huthi nga disa zona, përfshirë edhe qytetin Aden.

Sidoqoftë rebelet Huthi, vazhdojnë të kontrollojnë kryeqytetin.

Sipas Kombeve të Bashkuara rreth 5000 njerëz janë vrarë deri tash, gjysma e tyre civilë.

XS
SM
MD
LG