Ndërlidhjet

Merkel: SHBA Rusia dhe Lindja e Mesme ndihmë për krizën e migrantëve


Angela Merkel.
Angela Merkel.

Vendet e Bashkimit Evropian, duhet ta kenë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe vendeve tjera të Lindjes së Mesme, për të luftuar shkaktarët e valës së migrantëve, të cilët duan të hynë në BE, ka thënë kancelaria gjermane Angela Merkel.

Merkel i ka bërë këto komente në parlamentin gjermanë, duke thënë se situata e migrantëve mund të zgjidhet, vetëm duke adresuar çështjen tek shkaktarët e këtij eksodi.

“Ajo mund të ndodhët vetëm me ndihmën e partnerëve transatlantik,” ka thënë Merkel.

Merkel ka thënë se marrëveshja e arritur për 1 miliardë euro për ndihma për migrantë sirianë nga Lindja e Mesme, është vetëm hapi i parë.

“Tani duhet ta shfrytëzojmë këtë shenjë unitetit, për të shënuar progres ,“ ka thënë ajo.

Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropianë janë dakorduar që të dërgojnë 1 miliardë euro, ndihma Turqisë, Libanit dhe Jordanisë, për t’u ndihmuar me përballimin e krizës së migrantëve, me të cilat po ballafaqohen këto vende, si dhe për të ndalur fluksin e tyre drejt vendeve të BE-së.

XS
SM
MD
LG