Ndërlidhjet

Qyteti Kunduz bie në duart e talibanëve


Kunduz, Afganistan
Kunduz, Afganistan

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Afganistanit, Sediq Sediqqi, i ka thënë agjencisë The Associated Press se “qyteti Kunduz ka rënë në duart e talibanëve”.

Talibanët kanë thënë se kanë kapur selinë e qeverisë provinciale në Kunduz dhe se janë duke avancuar në aeroport.

Talibanët po ashtu raportohet se kanë kapur burgun e qytetit, duke liruar qindra të burgosur.

Rënia e Kunduzit është një telash i madh për forcat afgane të sigurisë, të cilat kanë braktisur një shtab provincial për herë të parë në 14 vjet.

Zyrtarët thonë se forcat speciale afgane janë nisur në Kunduz për të rikthyer qytetin.

Këto zhvillime vijnë një ditë para përvjetorit të parë të qeverisë së unitetit të presidentit Ashraf Ghani.

XS
SM
MD
LG