Ndërlidhjet

SHBA pezullon trajnimin e rebelëve sirianë


Siri

Siri

Pentagoni ka pezulluar një program për trajnimin e rebelëve të moderuar sirianë, me qëllim luftimin e militantëve të Shtetit Islamik (IS).

Misioni trajnues, në vlerë prej 500 milionë dollarësh, është kritikuar ashpër nga Kongresi amerikan, pasi të diplomuarit e parë janë shpartalluar nga Fronti al-Nusra, që është i lidhur me Al Kaidën.

Javën e kaluar, Pentagoni po ashtu ka pranuar se grupi i dytë i të diplomuarve i ka dhënë pajisje dhe municion al-Nusrës.

Sekretari për media i Pentagonit, Peter Cook, ka thënë se i gjithë programi i trajnimit është në shqyrtim.

XS
SM
MD
LG