Ndërlidhjet

Irak: Zona jeshile - dikur e mbyllur - hapet për publikun


Pamje e Zonës jeshile në Bagdad të Irakut
Pamje e Zonës jeshile në Bagdad të Irakut

Kryeministri i Irakut, Haidar al-Abadi, ka njoftuar dje se hapësira e fortifikuar rëndë, Zona jeshile, do të hapet për publikun, për të parën herë në 12 vitet e fundit.

Megjithatë, mbeten shumë kufizime, pasi do të lejohet vetëm qasje e limituar në këtë hapësirë.

Kjo zonë është hapur dje, ka njoftuar kryeministria irakiane.

“Hapja e Zonës jeshile është njëra nga masat që ia kemi premtuar popullit dhe tash ne po e hapim atë”, tha Abadi nëpërmjet një kumtese.

Ky kompleks me sipërfaqe 10 kilometra katrorë, që është i vendosur në bregun perëndimor të lumit Tigër, ishte mbyllur pas okupimit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në vitin 2003.

Tash aty janë të vendosura institucionet më të larta të Irakut dhe ambasadat e jashtme.

Irakianët shpeshherë janë ankuar se liderët e tyre janë të strehuar në siguri të Zonës jeshile, ndërsa ata vuajnë nga dhuna e çdoditshme dhe shërbimet e dobëta.

Kjo zonë, po ashtu, ishte në shënjestër të sulmeve me bomba dhe raketa për vite të tëra, megjithqë rrethohet me mure të çimentos.

XS
SM
MD
LG