Ndërlidhjet

Moldavi: Kërkohet që protestuesit të mos përdorin dhunë


Pamje nga protesta e djeshme antiqeveri në Kishinev të Moldavisë

Pamje nga protesta e djeshme antiqeveri në Kishinev të Moldavisë

Prefekti i kryeqytetit Kishinev në Moldavi, Dorin Chirtoaca, ka kërkuar nga protestuesit antiqeveri, që të përmbahen nga dhuna.

Këto komente u bënë sot, një ditë pasi protestuesit u përleshën me policinë gjatë demonstratës.

“Do të ishte mirë që secili person që dëshiron të protestoj, secili organizues, ta kuptoj se çfarëdo proteste ka kuptim dhe është efikase, vetëm nëse është paqësore”, tha zoti Chirtoaca.

Dje në sheshin qendror të Kishinevit, afro 10 mijë vetë kanë protestuar, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe presidentit, për shkak të korrupsionit dhe skandalit të vitit të kaluar, gjatë të cilit janë zhdukur më se 1.5 miliard dollarë nga tri banka.

Demonstruesit dhe policia janë përleshur kur protestuesit janë përpjekur të depërtojnë në ndërtesën e parlamentit.

Protestat antiqeveri kanë filluar më 30 shtator, ndërsa afro 450 tenda janë ngritur para parlamentit dhe në një shesh të afërt të këmbësorëve, në kryeqytetin Kishinev.

XS
SM
MD
LG