Ndërlidhjet

U mbajt takim pune për liberalizimin e vizave


Pamje nga takimi.

Pamje nga takimi.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka kërkuar sot nga instucionet përkatëse të mbikëqyrin rekomandimet e mbetura për liberalizimin e vizave, të cilat “pritet të përfundohen deri në fund të muajit nëntor.”- thuhet në njoftim të zyrës së qeverisë së Kosovës.

“Në takim, po ashtu, u shpreh përkushtim i plotë për adresimin e rekomandimeve pa humbur kohë, në mënyrë që Bashkimi Evropian, sa më shpejt, të marr vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.”

Në takim pune me zëvendëskryeministrin e parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ministrin e Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ministrin e Brendshëm, Skender Hyseni, ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi, kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi, kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni.

XS
SM
MD
LG