Ndërlidhjet

Ndeshja me Serbinë, arrestohen tifozë shqiptarë


Ismail Morina

Ismail Morina

Policia në Shqipëri ka arrestuar një person, i cili pretendon se ka lëshuar dronin me flamur të “Shqipërisë së madhe” mbi një stadium në Serbi, vitin e kaluar, raporton agjencia The Associated Press.

Burimi i njëjtë citon autoritetet të kenë thënë se Ismail Morina, 33 vjeç, është arrestuar së bashku me tre persona të tjerë, në kuadër të një operacioni të madh të sigurisë përpara ndeshjes së nesërme të futbollit midis Shqipërisë dhe Serbisë, e cila do të zhvillohet në Elbasan.

Policia ka thënë se dy pistoleta, municion dhe 36 bileta për ndeshjen janë konfiskuar.

Morina, gjithnjë sipas AP-së, është gjetur me një pistoletë Zastava, prodhim serb, dhe me një pistoletë kineze.

Policia shqiptare ka ndërmarrë masa të rrepta të sigurisë përpara ndeshjes së nesërme, duke shpërndarë mbi 2,000 policë dhe duke mbyllur rrugët përreth stadiumit.

Tifozët do të duhet të tregojnë kartat e identifikimit dhe do të kontrollohen nga policia përpara se të hyjnë në stadiumin Elbasan Arena.

Loja zhvillohet në kuadër të kaulifikimeve për Kampionatin Evropian.

Shqipëria tash për tash është e treta në Grupin I, me 11 pikë nga gjashtë ndeshje.

XS
SM
MD
LG