Ndërlidhjet

logo-print

Forcat afgane rimarrin qendrën e Kunduzit


Kunduz, 7 tetor 2015.

Kunduz, 7 tetor 2015.

Trupat afgane kanë rimarrë kontrollin e pjesës qendrore të qytetit Kunduz nga talibanët, pas disa ditësh luftime intensive.

Zafar Hashemi, zëvendës i zëdhënësit të presidentit Ashraf Ghani, ka thënë se “disa elemente të shpërndara të armikut” mbeten në Kunduz, porse forcat afgane kontrollojnë pjesën kryesore të qytetit.

Ai ka thënë se operacioni për “pastrimin e qytetit” nga të gjithë talibanët po vazhdon.

Në një tjetër zhvillim, organizata bamirëse Mjekët pa Kufij ka kërkuar hetime ndërkombëtare të sulmeve ajrore të SHBA-së, që kanë shkatërruar një spital më 3 tetor, duke vrarë së paku 22 njerëz dhe plagosur dhjetëra të tjerë.

Spitali udhëhiqej nga Mjekët pa Kufij.

XS
SM
MD
LG