Ndërlidhjet

Hollande paralajmëron luftë të hapur në Lindjen e M.


Presidenti i Francës, Francois Hollande - foto arkivi
Presidenti i Francës, Francois Hollande - foto arkivi

Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka thënë se dështimi për të vepruar në Lindjen e Mesme rrezikon të ushqejë një “luftë të hapur”.

Hollande i është adresuar sot Parlamentit Evropian në Strasburg.

“Nëse lejojmë që konfrontimet fetare të rriten, mos mendoni se do të jemi të mbrojtur. Do të jetë një luftë e hapur, një luftë që mund të prekë edhe territoret tona”, ka thënë Hollande, duke vënë në dukje rritjen e përleshjeve midis sunitëve dhe shiitëve.

“Ajo çfarë ndodh në Siri, e shqetëson Evropën; ajo çfarë ndodh atje, do të përcaktojë balancën e gjithë rajonit për një kohë të gjatë”, ka shtuar Hollande.

“Ne duhet të ndërtojmë në Siri, me të gjithë ata që mund të kontribuojnë, një të ardhme politike, e cila i jep popullit sirian një alternativë ndaj presidentit Bashar al-Assad ose grupit të Shtetit Islamik”, ka thënë po ashtu presidenti francez, Hollande.

XS
SM
MD
LG