Ndërlidhjet

SHBA diskuton për ndalim-fluturimin mbi Siri


Siri

Siri

Administrata Obama ka diskutuar krijimin e zonës së ndalim-fluturimit në Siri, por nuk ka marrë ende ndonjë vendim.

CNN ka raportuar se Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka ngritur mundësinë e ndalim-fluturimit përgjatë kufirit verior të Sirisë me Turqinë dhe se ideja i është paraqitur Këshillit për Siguri Kombëtare.

Ne vazhdojmë të diskutojmë se si të shkatërrojmë më së miri grupin militant të Shtetit Islamik, ka thënë zëdhënësi i Deparatamentit të Shtetit, John Kirby.

Turqia, për kohë të gjatë, ka kërkuar zonë të ndalim-fluturimit për të mbajtur larg militantët e Shtetit Islamik dhe ata kurdë dhe për t’iu ofruar civilëve të zhvendosur sirianë vend për të jetuar.

XS
SM
MD
LG