Ndërlidhjet

logo-print

Mjekët pa Kufi shqyrtojnë punën e tyre në Afganistan


Foto nga konferenca e sotme.

Foto nga konferenca e sotme.

Organizata Mjekët pa Kufi (MSF) ka deklaruar se do ta shqyrtojë pozicionin e saj në Afganistan, pas sulmit vdekjeprurës të Shteteve të Bashkuara në një spital në qytetin e Kunduzit.

Drejtori i Përgjithshëm, Christopher Stokes ka thënë Kabul se “ pas ngjarjes shokues, na detyron ne që të ndërmarrim veprime rreth punës tonë në Afganistan dhe me kujdes ta peshojmë angazhimin tonë dhe sigurinë e personelit dhe pacientëve tanë.”

Mjekët pa Kufij kanë bërë thirrje për hetime ndërkombëtare të sulmit.

Tashmë ushtria amerikane, NATO dhe qeveria afgane, janë dukë zhvilluar hetime të ndara rreth këtij incidenti.

Sulmi ajror, i kryer më 3 tetor, ka goditur një spital, që udhëhiqet nga Mjekët pa Kufij, në qytetin Kunduz, më 3 tetor, duke vrarë së paku 22 njerëz.

XS
SM
MD
LG